Zemaj i LDK -së akuzon PDK-në se kanë nis bisedimet me AAK-në për koalicione

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar partnerin e koalicionit, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), se po diskutojnë një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovës.

“Absolutisht po diskutojnë një koalicion paszgjedhor apo parazgjedhor. Nuk e di se si e mendojnë këtë. Por, ka individë të caktuar në këto grupime politike që nuk po mund ta durojnë LDK-në si udhëheqëse të Qeverisë, e mbi të gjitha s’mund ta durojnë sundimin e rendit dhe të ligjit në vend”, ka thënë ai në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Zemaj nuk i përjashtoi edhe diskutimet e fshehta të LDK-së e Vetëvendosjes, duke e pranuar se ka afërsi të disa individëve të këtyre subjekteve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme