Një reagim i Jakup Krasniqit i lëshuar sot lidhur me nofkat e përdorura gjatë kohës së luftës për komandantët e UÇK-së, ka nxitur reagime të shumta. Pas Krasniqit, ka folur edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se në luftë ka hyrë me emër e mbiemër.
Ndërkohë ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, familjari i kolonelit tashmë të ndjerë, Tahir Zemaj, duke thënë se ushtarët dhe komandantët në luftën e UÇK-së, kanë luftuar me emër e me mbiemër, dhe se nofkat janë për hardhuc, komandant të Rognerit e profitera të pasluftës, shkruan Periskopi.
“Njësitet institucionale të UÇK-së, ushtarët dhe komandantet e tyre hyne në luftë me emër e mbiemër, të betuar në atdhe e kushtetutë, përpara zotit dhe flamurit kombëtar..
“nofkat ishin dhe mbeten për hardhuc, intringant, marksist e leninist, komandant të Rognerit, profitera të pasluftës”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij në facebook.
Ndryshe presidenti aktual Hashim Thaçi thuhet që gjatë kohës së luftës e ka pasur nofkën “Gjarpri”, madje lidhur me këtë shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi, kishte publikuar edhe një libër me titullin “Këmbët e Gjarprit”.
Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, poashtu është i njohur si “Komandant Çeliku”./Periskopi/