Deputeti dhe nënkryetari i Lëvzjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, sot e ka marrë fjalën në Parlamentin e Maqedonisë, me ç’rast ka thënë se edhe në këtë seancë shihet se si edhe më tej funksionon koalicioni VMRO-BDI, kështu BDI i jep material VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit që ta bllokojë seancën e Parlamentit.
“Ajo që dua ta shtroj si çështje është mënyra e realizimit të replikave. Ne nuk mund të jemi të verbër e as të shurdhër dhe të themi se nuk e kuptojmë gjuhën. Unë dua të shpjegoj që kur edhe dikush e mer fjalën të bëjë replikë atëherë ai e ka një gjë që mund të jep një vërejtje të mendimit. Në këtë rast te kolegët e VMRO-së shohim se nuk ka asnjë kundërshtim por ka aktrim. Kjo i bie që unë tani mund të marr fjalën dhe vetëm të them turp turp turp dhe të pres sekondat të kalojnë. Ju lus të mos talleni me qytetarët”, tha Ibrahimi.