Zeqirija Ibrahimi: Komuna e Çairit ka borxh 2.3 milionë euro

Komuna e Çairit ka borxh në vlerë prej 143 milion denarë, gjegjësisht më shumë se 2.3 milion euro. Kështu flasin të dhënat në ueb faqen e Ministrisë së Financave, të cilat I prezantoi sot kandidati për kryetarë të komunës së Çairit nga radhët e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. Ibrahimi premtoi se me qeverisjen e tij në këtë komunë, të gjitha të dhënat për gjendjen financiare do të jenë transparente dhe në këtë mënyrë do të rikthehet besimi I qytetarëve, investuesve, kreditorëve dhe donatorëve të tjerë ndaj institucionit të komunës.
“Do ta lusja kandidatin e koalicionit LSDM BDI, që mos t’u besojë shumë autoriteteve të komunës së Çairit, që I kanë thënë se komuna nuk ka asnjë borxh. Sepse ata nuk e kanë dert që e koritin kështu përpara opinionit. Gjithashtu dëshirojmë të premtojmë se gjatë mandatit tonë ky borxh do të shlyhet dhe ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të dalim nga komuna duke lënë borxhe marramendëse pas vetës. Sa për informacionin e juaj e keni ueb faqen e ministrisë së financave, janë të dhënat e borxheve që kanë komunat, I bie që komuna e Çairit I ka 143 milion denarë apo më shumë se 2.3 milion euro”, ka thënë Zeqirija Ibrahimi, Kandidat për kryetar të komunës së Çairit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme