Zeqirija Ibrahimi: Populli jonë nuk është shitje, fitorja na takon neve

Kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi në një postim në rrjetin social facebook ka shkruar se kundërshtarët mund të blejnë vota por se populli nuk është në shitje. Ai ka shtuar se kundërshtarët mbështeten në manipulimin e votës dhe në Boshkovskin, ndërsa ata në besimin dhe përkushtimin e njerëzve vullnetmirë:

Ja dhe postimi i tij i plotë:

Të nderuar, edhe pak çaste fillon heshtja zgjedhore.
Tash mes nesh dhe fitores është vetëm këmbëngulja dhe qëndrueshmëria jonë që vullneti jonë të shprehet edhe në kutitë e votimit.
Ata mund të blejnë sa të duan vota, por populli jonë nuk është në shitje. Një popull që e varfëruan, duke u bërë vetë milionerë, nuk shitet për asnjë çmim. Nuk ka çmim që e përkul këtë popull.
Prej sonte ne mbështetemi vetëm në angazhimin e strukturave partiake për mbrojtjen e votës, ndërsa lutjet ia drejtojmë Perëndisë, duke shpresuar dhe duke u lutur që kjo përpjekje e jona të jetë e jetë e frytshme.
Unë jam i bindur se Zoti nuk e humb përpjekjen e njerëzve të sinqertë.
Ata mbështeten në manipulimin e votës dhe në Boshkovskin e tyre, ndërsa ne mbështetemi në besimin dhe përkushtimin e njerëzve vullnetmirë.
Prandaj, fitorja na takon neve.
Na priftë e mbara dhe mirutakofshim në fitore!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme