Zëvendëskancelari austriak: Pro shkëmbimit të territoreve, kundër Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe kundër Ushtrisë

Zëvendëskancelari i Austrisë, Heinz-Kristian Strach deklaroi se Austria do të propozojë një konferencë paqeje për të zgjidhur problemin me Kosovës dhe Serbisë.

Strach në një takim me përfaqësuesit e komunitetit serb në Austi nën moton “Së bashku për një të ardhe më të mire”, tha se siç e ka quajtur ai “problemi i Kosovës”, duhet të zgjidhet sepse pengon rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së dhe në të njëjtën kohë ndikon negativisht në stabilitetin dhe paqen në rajon, transmeton lajmi.net.

“Pa zgjidhjen e këtij problem, nuk ka pranim në BE,” është shprehur Strahe.

Ai është shprehur i bindur se shkëmbimi i territoreve është e vetmja mënyrë për të kaluar më në fund problemin mes dy shteteve.

Strach tha se Austria si një vend i njohur në ndërmjetësimin e konflikteve, duhet të propozojë një konferencë paqeje për të zgjidhur këtë problem.

“Kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili ka kontakte të shkëlqyera me Prishtinën, duhet të ushtrojë ndikimin e vet atje, dhe unë, që përfaqësoj interest e serbëve, do ta bëjë këtë në Beograd,” tha Strahe.

Ai kritikoi reagimin e Prishtinës ndaj serbëve për refuzimit e pranimit në INTERPOL dhe shpjegoi se as ai nuk ishte për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, por ka pranuar se Viena ka votuar pro anëtarësimit pasi Kurt ka insistuar mbi të dhe se ekspertët kanë shpjeguar se kjo është e nevojshme për një luftë më të suksesshme kundër krimit ndërkombëtar.

Ai gjithashtu tha se ishte i bindur se Kosova nuk do të jetë në gjendje t ëfitojë shumicën e dy të tretave të kërkuara për pranim në Interpol.

Strahe ka theksuar se do të kundërshtojë qartë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke shtuar kështu se pa Serbinë, e cila është një vend kyç në rajon, nuk është e mundur të zgjidhet ky problem.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme