ZËVENDËSKRYEMINISTRI NDËRRON MENDIM PËR DEMARKACIONIN

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka ndërruar mendim për Demarkacionin me Malin e Zi, edhe përse gjashtë muaj më parë si deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës kundërshtonte ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Kelmendi, i ftuar në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se Demarkacioni duhet të sillet dhe të votohet në Kuvend, sepse sipas tij votimi i kësaj marrëveshjeje po e mban peng liberalizimin e vizave.

“Demarkacioni duhet sa më parë të sillet në kuvend që të ratifikohet kjo marrëveshje pasi është në të mirën e të gjithë qytetarët e Kosovës. Territori i Kosovës është i matur moti dhe Kosova që nga pavarisa e saj e ka territorin e saj të përcaktuar”, ka thënë Kelmendi.

Majde tani, Kelmendi Demarkacionin po e sheh edhe si çelës i zhvillimit ekonomik të Kosovës, raporton Insajderi.

“Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të sillte liberalizimin e vizave por që do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, u shpreh zëvendëskryeministri Kelmendi.

Ramiz Kelmendi para gjashtë muajve ishte vetëm deputet në Kuvendin e Kosovës. Atë kohë ai deklaronte se u besonte SHBA-ve kur thonë se “Kosova nuk humb asnjë metër territor”, megjithatë kur të vinte koha që ajo të ratifikohej në Kuvend, vota e tij do të jetë kundër.

“Nuk do ta votoj demarkacionin”, kishte thënë Kelmendi. /Insajderi.com