Zëvendëskryeministri serb i Avdullah Hotit injoron simbolet e Republikës së Kosovës

Zëvendëskryeministri  i Qeverisë së Kosovës Goran Rakic dhe ministri  për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic, kanë takuar ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnet.

Edhe në këtë takim sikur në të tjerat nuk ka asnjë simbol të shtetësisë të Kosovës siç edhe po shihet në fotografi, duke mos injoruar  shtetin pjesë e së cilës janë, raporton “Syri.net”.

Goran Rakiç, deri tash ishte kryetar i Komunës së Mitrovicës Veri, ku edhe atje ka disa vjet që shihen vetëm simbole të Serbisë dhe thuajse asnjë simbol apo elemnt i Republikës së Kosovës.

Lista Sërbe  tashmë është pjesë e qeverisë Hoti dhe kryeministri, partia e tij dhe as partnerët  qeverisës nuk po e thonë asnjë fjalë për injorimin e hapur që po e bëjnë Lista Sërbe ndaj shtetësisë së Kosovës numri dy i qeverisë.

Derisa është interesante se as në komunikatën në faqen e MAPL-së për takimi askundë nuk përmendet Republika e Kosovës siç zakonisht  shkruan në komunikatat e ministrive e institucioneve tjera.

“Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, dialogu i ardhshëm dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë ishin temat e bisedës midis Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Filip Kosnet, zëvendëskryeministrit të Qeverisë Goran Rakic dhe Ministrit për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic”, thuhet në njoftimin  në facebok.

Në fillim, ambasadori Kosnet uroi ministrat për pozitat e tyre dhe theksoi mbështetjen dhe ndihmën e plotë të Ambasadës së SHBA.

Rakiç dhe Jevtiç theksuan se, do të jenë partnerë konstruktiv në qeverinë e re të Kosovës në krijimin e mekanizmave institucional, për të luftuar korrupsionin, forcimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Stabiliteti është diçka që të gjithë kemi nevojë në këtë moment, dhe ne do të jemi të përkushtuar për atë qëllim, theksuan ministrat.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme