Zëvendësministri i Drejtësisë thotë se reformat në gjyqësor do të jenë të kota nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk japin dorëheqjen

Gazetar: Mihajllo Donev

Zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban pret që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi të japin dorëheqje në mënyrë të parevokueshme pasi Kuvendi votoi interpelancën. Sipas Derebanit, anëtarët tashmë kanë humbur legjitimitetin.

“Interpelanca e votuar do të thotë se ata nuk kanë legjitimitet për të marrë pjesë në këshill. Këshilli Gjyqësor duhet ta shqyrtojë këtë interpelancë, të caktojë një seancë urgjente, të jashtëzakonshme pas saj, dhe pres që ata të japin dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi Alen Dereban, Zëvendësministër i Drejtësisë.

Zëvendësministri tha gjithashtu se reformat në gjyqësor do të ishin të kota nëse 5 anëtarët vazhdojnë të mbesin në këshill.

“Pavarësisht se sa procese reformash ndërmarrim përmes miratimit të ligjeve të reja, ato nuk mund të zbatohen me anëtarë të tillë në këshill dhe vendime të tilla personale. Një veprim i tillë ka ndikim shumë negativ dhe shkakton atë që ne kemi trashëguar tani si qeveri një sistem drejtësie të shkatërruar. Çdo reformë ligjore, sado që të duam të kemi një kuadër ligjor dhe zgjidhje ligjore cilësore nëse nuk respektohen, nuk mundemi të zbatojmë asgjë”, shtoi Alen Dereban, Zëvendësministër i Drejtësisë.

Zyra e Presidentes Gordana Siljanovska Davkova nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të bëjë thirrje të re anëtarëve për t’u tërhequr, sepse dy prej anëtarëve u votuan në Kuvend pikërisht me propozimin të presidentit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme