ZËVENDËSMINISTRI I PDK-SË E QUAN KAFSHË ANALISTIN HAKI ABAZI

Një deklaratë e analistit Haki Abazi për linjën hekurudhore të Serbisë drejt Mitrovicës si skenar i përbashkët i qeverive në Serbi e Kosovë, ka bërë që të zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ta fyej rëndë Abazin.

Madje zëvendësministri nga radhët e PDK-së në Qeverinë e Isa Mustafës, ka shfrytëzuar një thënie në gjuhën boshnjake për t’i dhënë epitet drejtorit të “Rockefeller Brothers Fund” për Ballkanin Perëndimor.

“Për këtë ‘njeri’, boshnjakët do të thonin: ‘Insan može poststi hajvan, ali hajvan nikad ne mož da bude insan’(Njeriu mund të bëhet kafshë, por kafsha njeri kurrë)”, ka shkruar Koci.

“Nëse ky ‘njeri’ paska fakte se rasti i ‘trenit-kishë në rrota’ qenka skenar i përbashkët, i autoriteteve serbe dhe ‘klanit Pronto’ atëherë, Kryeprokurori duhet t’i nisë ex oficio, hetimet. Skenar i tillë përbën vepër të rëndë penale- rrezikim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës!”, ka shtuar zëvendësministri.

Ai i ka kërkuar Abazit që të deklarohet “me argumente dhe fakte para prokurorit”.

“Nëse këto akuza dalin te rreme atëherë Haki Abazi duhet te dënohet dhe t’i ndalohet çfarëdo paraqitje ose aktiviteti e tij publik!”, përfundon Koci./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme