Zëvendësministri Ilazi tregon se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 11:52

Mos ratifikim i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, po e mban peng liberalizimin e vizave. Të paktën kështu po vlerësojnë në Qeverinë e Kosovës. Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, thotë se nëse Kuvendi i Kosovës, do të ratifikonte marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, atëherë gjatë muajit tetor do të merrej një vendim pozitiv për qytetarët e Kosovës.

Por, ai është optimist se do të arrihet një ujdi për demarkacionin dhe liberalizimi i vizave do të ndodhë brenda këtij viti, transmeton Indeksonline.

“Çështja e demarkacionit është shndërruar në një çështje të djeshme. Shpresoj se do të gjendet vullneti politik për të gjetur një zgjidhje që përderisa adreson shqetësimet që janë ngritur, po ashtu i mundëson Kosovës përmbushjen e kushtit. Mundësia për liberalizimin e vizave sivjet është ende reale nëse lidershipi politik reagon me kohë dhe ka një zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Ilazi për Indeksonline.

E sa i përket pozitës ministrit të Integrimeve, e cila ka mbetur vakante pas shkuarjes se Bekim Çollakut në presidence, ai vlerëson se nuk do të jetë punë e lehtë emërimi i një ministri të ri, megjithatë ai është i bindur se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, po tregon kujdes të shtuar në këtë aspekt, sepse kjo sipas tij, është mënyra se si komunikohet me BE-në.

Ilazi, i cili se fundmi është zgjedhur drejtor i Institutit të Brendshëm të PDK-së, thotë se ky institut do të jetë një natyrshme për angazhimin e ekspertëve që i janë bashkuar PDK-së vitet e fundit.

“Kontributi ynë është me formulimin e politikave publike që adresojnë sfidat socio-ekonomike e politike të Kosovës. Instituti funksionon si një grup i ekspertëve dhe titujt janë për qëllime teknike e burokratike. Rrjedhimisht, roli i institutit si një platformë për të prodhuar rekomandime të politikave është i pavarur prej nivelit burokratik”, ka theksuar Ilazi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme