Zgjedhja e drejtoreshës së re të Akademisë së Gjykatësve mund të kontestohet

Gazetar: Mihailo Donev

Është shqetësuese që nuk ka shpjegime për vendimet e institucioneve, të cilat janë filtër kyç për hyrjen e gjykatësve dhe prokurorëve publikë në sistemin gjyqësor, tha sot Darko Avramovski nga “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë”. Deklarata e Avramovskit ka të bëjë me procesin e djeshëm zgjedhor të drejtoreshës së re të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, e cila u zgjodh nga Bordi Drejtues me votim të fshehtë. Publiku nuk mundi të dëgjojë pse nga të gjithë kandidatët e paraqitur është zgjedhur pikërisht Irina Trajkoska-Strezoski.

 “Pa mos e komentuar faktin se votimi duhet të jetë publik, nëse doni ta përmirësoni besimin e publikut në sistemin gjyqësor dhe nëse dëshironi ta rrisni reputacionin e institucioneve që i përfaqësoni, duhet t’i arsyetoni vendimet e juaja dhe ta bindni opinionin dhe kandidatët e zgjedhur dhe të pazgjedhur se vërtet e keni marrë vendimin e duhur dhe se nuk ka pasur faktorë të papërshtatshëm që kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi”, tha Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë.”

Bordi Drejtues i Akademisë, dje me gjashtë vota “për” zgjodhi prokuroren Irina Trajkoska Strezoski për kryetare të re, me votim të fshehtë, gjë që është në kundërshtim me nenin 9 të vetë Statutit të Akademisë. Sipas Avramovskit, kjo do të thotë se ka bazë për ngritjen e padisë para Gjykatës Administrative.

 “Vendimi mund të kontestohet në Gjykatën Administrative, me gjasë mund të ketë ndonjë mundësi ligjore sepse është devijuar nga mënyra ligjore e paraparë për votim, por duke mos hyrë këtu, edhe nëse nuk keni vendime të shqiptuara që ju kërkojnë t’i shpjegoni vendimet dhe votat e juaja, këtë duhet ta bëni gjithmonë”, tha Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i “Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë”

Ndryshe, në ngjarjen ku foli Avramovski është prezantuar gjendja me numrin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë në vend, ndërsa nga analizat shihet se në pesë vitet e fundit numri i gjykatësve në vend është zvogëluar për një të katërtën. Situata me prokurorët nuk është aq shqetësuese, por edhe këtu kemi rënie, pra aktualisht janë 16 prokurorë më pak sesa pesë vite më parë. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme