Zgjedhjet BDI: Bashkë me lokale edhe parlamentare

Gazetar: Suad Bajrami

BDI-ja opozitare shprehet se është e shqetësuar për drejtimin, siç thonë ata, të gabuar të qeverisë si në aspektin e politikave të brendshme, e poashtu edhe strategjik. Zgjidhja, sipas integristëve janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale në tetor.

“Vendit i duhet stabilitet afatgjatë politik që mund të sigurohet vetëm përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale. Kjo do të krijojë hapësirë pa përballje zgjedhore për disa vjet, duke i mundësuar elitave politike të hyjnë në procese të thella për shpëtimin e dosjes evropiane të vendit dhe kapjen e mundësisë së fundit për t’u rikthyer në rrugën evropiane së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi”, thonë nga BDI.

Nga VLEN thonë se BDI ka frikë nga drejtësia pasi çdo institucion e ka shndërruar në degë partie, dhe se ata janë përgjigja e shqiptarëve ndaj kësaj politike, sipas tyre të kalbur të kalbur.

“VLEN është në qeveri për të zbatuar ndryshimin që shqiptarët e kërkuan me zë të lartë dhe nuk do të ndalet deri sa secili shqiptar të ndjehet i lirë, i barabartë dhe me dinjitet në vendin e vet. Në tetor, në zgjedhjet lokale, VLEN do t’i fitojë të gjitha komunat shqiptare! VLEN do të jetë në çdo komunë, në çdo institucion, me duar të pastra dhe me fytyrë të bardhë para qytetarëve”, thonë nga VLEN.

Për zgjedhje të parakohshme parlamentare janë shprehur të gatshme edhe partitë tjera të Frontit Evropian, por edhe opozita maqedonase. Ndërkohë Komiteti qendror i VMRO-DPMNE-së konstatoi sot se qeveria është e qëndrueshme dhe e fuqishme dhe me sukses i plotëson pritjet e qytetarëve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme