Zgjedhjet, deputetët ndërprenë aktivitetet, 47 seanca të papërfunduara

Gazetar: Lluka Andrev

Përbërja aktuale parlamentare ndërpreu aktivitetet për shkak të fushatës së ardhshme zgjedhore, dhe midis 47 seancave të papërfunduara, ajo në të cilën u diskutua nevoja për hapjen e Kushtetutës mbeti. Më 18 gusht të vitit të kaluar, në vetëm dy orë, përfundoi debati për ndryshimet kushtetuese, kështu që e vetmja gjë që mbeti ishte votimi. Për shkak të 80 votave të pasiguruara PËR, kryetari i atëhershëm i Kuvendit Talat Xhaferi ndërpreu seancën, por edhe pas shtatë muajsh nuk u caktua vazhdimi i saj. Përfaqësuesit e qeverisë shfaqën shpresën se kjo përbërje parlamentare do të jetë në gjendje të kalojë ndryshimet kushtetuese, duke vazhduar kështu procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por kjo nuk ndodhi. Këto ditë, VMRO-DPMNE theksoi se janë të kënaqur që përpjekjet për tregti me votat parlamentare kanë dështuar në këtë përbërje parlamentare, grupi i tyre ka mbetur homogjen dhe, siç thonë, ndryshimet kushtetuese nën diktatin bullgar nuk janë miratuar. Disa analistë vlerësojnë se kjo temë nuk do të jetë në qendër të vëmendjes këtë periudhë zgjedhore .

“Unë mendoj se nga ndryshimet kushtetuese ka pak frikë opozita, sepse mund të vijnë në një situatë pas zgjedhjeve që duhet të votojnë ndryshimet kushtetuese, kështu që ka shumë të ngjarë që ato të tërhiqen nga kjo temë”, tha Dimitar NikolLovski – Eurothink.

VMRO-DPMNE theksoi se për ta alternativë legjitime do të ishte shtyrja e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese, përveç kësaj me garanci nga Bashkimi Evropian për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

“Pozicioni ynë edhe deri më tani ka qenë i qartë. Në këto kushte, ne nuk pranojmë ndryshime kushtetuese. Fqinji ynë Bullgaria nuk respekton as dokumentet themelore të BE-së. Ajo që qytetarët tanë duhet të dinë është se politikës së jashtme të butë po i vjen fundi”, tha Timço Muçunski – Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kohët e fundit, ambasadori i BE-së Dejvid Gir tha se rruga drejt Bashkimit Evropian ishte praktike dhe e arritshme, do të thotë se angazhimet e ndërmarra nga propozimi francez duhet të përmbushen./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme