KQZ ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, Partia Aleanca Kombëtare dhe Lëvizja Atdheu, ndërsa është miratuar edhe renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore.
E para në listë do të jetë, koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa Partia Socialiste do të jetë e pesta.
Renditja në fletën e votimit;
- PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
- Partia Lëvizja Bashkë
- Lëvizja Atdheu
- Partia Koalicioni Euroatlantik
- Partia Socialiste
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
- Partia Aleanca Demokracia e Re
- Djathtas për zhvillim
- Partia Mundësia
- Partia Social Demokrate