Zgjedhjet e 11 Majit, “News24” firmos marrëveshjen me kompaninë e njohur të sondazheve “Notosondaggi”!

Notosondaggi, një kompani e njohur dhe e besueshme në fushën e kërkimeve dhe sondazheve, ka nënshkruar një marrëveshje me televizinion News24 për realizimin e sondazheve të rëndësishme lidhur me zgjedhjet, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë.


Ky partneritet ka për qëllim ofrimin e rezultateve të sakta dhe të besueshme për opinionin publik, duke u mbështetur në ekspertizën e Notosondaggi, e cila është një nga kompanitw më të njohura të sondazheve në Evropë dhe në mbarë botën.

Notosondaggi ka një histori të gjatë si partneri i instituteve kërkimore të rëndësishme dhe ofron këshilla të vlerësuara për shumë shtete dhe organizata. Kompania është njohur gjithashtu për sondazhet e saj të besueshme për zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe zgjedhjet e tjera kombëtare. Ajo ka një përvojë të gjerë në ndjekjen e zhvillimeve politike në Itali dhe shumë vende të tjera, duke siguruar rezultate të sakta dhe profesionale.

Notosondaggi gjithashtu është aktiv në mediat e njohura, duke publikuar rezultatet e sondazheve në RAIUNO dhe duke qenë sondazhi kryesor i emisionit të njohur “Porta a porta”. Përveç kësaj, Notosondaggi ka një njohuri të thellë të zhvillimeve politike në Shqipëri, çka e bën partnerin ideal për realizimin e sondazheve që reflektojnë realitetin dhe opinionin e qytetarëve shqiptarë.

Ky bashkëpunim me News24 është një hap i rëndësishëm në ofrimin e informacionit të saktë dhe të besueshëm për publikun shqiptar, duke siguruar transparencë dhe pasqyrë të qartë mbi proceset zgjedhore. Sondazhet e kryera nga Notosondaggi janë të njohura për korrektësinë dhe saktësinë e tyre, duke i ofruar një mundësi të vlefshme qytetarëve për të kuptuar më mirë situatën politike dhe sociale në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme