Zgjedhjet e 11 majit, nis votimi nga diaspora! Celibashi: Sot zgjedhësi i parë me vendbanim në Gjermani ka marrë fletën e votimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka njoftuar se ditën e sotme ka nisur votimi për zgjedhjet e 11 majit nga jashtë vendit.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi njofton se mëngjesin e ditës së sotme, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

“Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025”, shkruan ai.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që diaspora shqiptare ka mundësi të ushtrojë të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë për zgjedhjet në Shqipëri.

Postimi i Kreut të KQZ:

Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!

Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

vota 11 majo kqz flete votimi vote kuti (2)vota 11 majo kqz flete votimi vote kuti (1)vota 11 majo kqz flete votimi vote kuti (8)vota 11 majo kqz flete votimi vote kuti (7)vota 11 majo kqz flete votimi vote kuti (6)vota 11 majo kqz flete votimi vote kuti (4)vota 11 majo kqz flete votimi vote kuti (3)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme