Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ: Përfundon shpërndarja e plotë e materialeve zgjedhore në 942 qendra votimi!

Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore.


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se materialet janë dërguar në të 942 qendrat e votimit në 6 bashki, Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

Njoftimi i KQZ:

KQZ Shqiperi njofton shpërndarjen e plotë të bazës materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit të datës 6 Mars 2022. Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, ndërsa në Bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik.

Në emër të KQZ falenderoj të gjithë personat e përfshirë në këtë proces dhe veçanërisht komisionerët e Njësive Administrative Shalë, Shoshë dhe Pult, të cilët pavarësisht kushteve tejet të rënda atmosferike, e përmbushën me sukses detyrën e tyre.

Gjithashtu falenderoj Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura për ndihmesën në shpërndarje me mjetet e tyre, si edhe Policinë e Shtetit për shoqërimin e bazës materiale deri në destinacionin fundor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme