Zgjedhjet e Serbisë në 20 pika votimi në Kosovë

Kosova përfundimisht ka lejuar që shteti serb të organizojë zgjedhjet presidenciale në Kosovë. Të dielën do të mund të votohet në 20 pika, gjithandej territorit të shtetit.

Autoritetet e Kosovës i janë referuar procesit të zgjedhjeve serbe si “operacion i grumbullimit të votave”.

Mirëpo, procesi do të zhvillohet sikurse në Serbi. Ajo që dallon, është vetëm numërimi i votave që nuk do të bëhet në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Marrëveshja për mbajtjen e zgjedhjeve të shtetit që e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet, është mbërritur të enjten mbrëma.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka treguar arsyen e lejimit të këtyre zgjedhjeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme