
Dy kandidatët për kryetar të komunës së Vpraçishtit, Isen Shabani nga radhët e AKI-së dhe Zulhairat Demiri nga radhët e VLEN-it, sonte hapin fushatën parazgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 janarit. Edhe pse ishin të pakapshëm për prononcim, të dy kandidatët kanë pohuar përmes telefonit se fushata parazgjedhore, edhe kësaj radhë do të zhvillohet me takime me qytetarët dhe vizita derë më derë për të shpalosur programin e tyre parazgjedhor. Dy ditë para heshtjes zgjedhore, kandidatët planifikojnë edhe tubime më të mëdha me banorët e komunës së Vrapçishtit. Zgjedhjet në Vrapçisht do të përsëriten më 11 janar pasi ato të 19 tetorit dështuan për shkak të mosarritjes së censusit. Vpraçishti sipas regjistrimit të fundit, ka gjithsej 27.297 votues. /Alsat.mk



