Zgjedhjet lokale/ Filipçe: Votoni Trajanovskin për Aerodromin

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në komunën e Aerodromit sot mbështeti kandidatin për kryetar komune nga kjo parti, Aleksandar Trajanovski, duke u bërë thirrje qytetarëve të votojnë për të në raundin e dytë. Duke analizuar rezultatet e raundit të parë, Filipce vuri në dukje se ka përparim në fusha të caktuara, tregoi se nevojitet më shumë punë dhe paralajmëroi ndryshime kadrovike në kryesinë e partisë pas zgjedhjeve.

“Këto janë organizata komunale në të cilat numri i votave, në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar, është rritur ndjeshëm diku 40-50%, në disa vende madje janë dyfishuar, që do të thotë se puna ka pasur efekt, ka rezultat dhe konsolidimi është i dukshëm. Nga ana tjetër, ka komuna ku kjo nuk ka ndodhur, dhe ky është ndryshimi, këtu mendoj kryesisht për komunat e Shkupit. Megjithatë, për mua, këtë vit e gjysmë të kaluar, pas një humbjeje të rëndë vitin e kaluar, pas një pune intensive, tani këto zgjedhje janë tregues se si të pozicionohemi dhe si të funksionojmë në periudhën e ardhshme. Sepse është e qartë se është e nevojshme, veçanërisht për komunat ku nuk kemi arritur rezultatin e dëshiruar, të vazhdojmë me punë intensive. Në këtë kontekst, më lejoni të njoftoj për ndryshime kadrovike politike në kyresi në javët e ardhshme pas zgjedhjeve, për të cilat do të informoheni”, tha Venko Filipce, Kryetar i LSDM-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme