Zgjedhjet lokale, Trajanovski: Në Aerodrom do të funksionojë policia komunale

Riorganizimi i shërbimeve komunale, por edhe i atyre inspektuese, ka për qëllim mjedis të pastër për qytetarët, premton kandidati për kryetar të komunës së Aerodromit nga radhët e LSDM-së, Aleksandar Trajanovski. Sipas planit që ofron Trajanovski, në Aerodrom do të funksionojë një polici komunale, ndërsa tha gjithashtu se komuna do të përfitojë zgjerim të sipërfaqeve të gjelbra.

“Vizioni ynë për Aerodromin është i qartë: komunë që merr frymë të pastër, jeton e rregullt dhe kujdeset për shëndetin e banorëve të saj. Prandaj, parashikojmë riorganizim të plotë dhe forcim të shërbimeve komunale dhe inspektuese, si dhe vendosjen e një police komunale me kompetenca të gjera. Ajo do të jetë në shërbim të qytetarëve, me detyrë të sigurojë rregull, pastërti dhe siguri në çdo lagje, në çdo rrugë. Në planin tonë parashikojmë mirëmbajtje të rregullt të higjienës publike dhe zgjerim të sipërfaqeve të gjelbra, vendosje të pajisjeve të reja urbane, ulëse dhe kosha për mbeturina në çdo 150 metra, sepse një lagje e rregullt do të thotë një përditshmëri dinjitoze. Do të vendosim ndërtim të planifikuar sipas parimeve të jetesës humane, me fusha sportive të reja dhe zona rekreative të qasshme për të gjitha gjeneratat”, deklaroi Aleksandar Trajanovski, kandidat për kryetar komune nga radhët e LSDM-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme