
Kandidati i AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, prezantoi projektet më të rëndësishme në planprogramin e tij për një mandat të plotë katër vjeçar. Ndër projektet më kryesore janë ura e re mbi lumin Vardar e cila do të quhet “Ura e harmonisë”, një parking të ri dhe shesh të gjelbëruar në qendër të qytetit, ndihma financiare për të rinjtë të cilët planifikojnë të hapin biznese të reja, projekte për gratë sipërmarrëse dhe ndihma financiare për pensionistët.
“Në Banjicë të epërme dy rrugë të planifikuara, rrugë në fshatin Vërtok, rruga nga fshati Vërtok në Reçan që është në përfundim e sipër, rrugë në fshatin Tumçevisht, rrugë në fshatin Debresh rruga 1 dhe rruga 2, në Çegran rruga për te varrezat, dy fazat e kanalizimit fekal nga gjithsej katër, dokumentacion teknik dhe projekt themelor për sallë sportive shkollore. Rruga në fshatin Forinë, rruga e cila e lidhë Forinën deri në Gostivar rrugë e re, një rrugë tjetër brenda fshatit, dokumentacion teknik dhe projekt themelor për sallë sportive shkollore. Rrugë në fshatin Turqan i madh, rrugë në fshatin Raven, rrugë në fshatin Patalishtë, Sërmnovë, Trnovë dhe në të gjitha vendbanimet e tjera të cilat nuk i kemi përmendur”, tha Valbon Limani – AKI.



