Zgjedhjet në FSHF, Veliaj: “Tani që foli gjykata, të gjithë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pasi gjykata e Tiranës i dha të drejtë në “betejën” me Federatën Shqiptare të Futbollit.


Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu përgjigj edhe interesit të mediave në lidhje me zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Veliaj u shpreh se kur gjykata flet, të gjithë të tjerët duhet të rrinë urtë dhe të zbatojnë vendimin e saj.

“E di që ka interes, edhe nga media, për të komentuar një tjetër betejë, atë me FSHF-në, por siç i thonë fjalës: “Kur ka folur gjykata, të gjthë ne të tjerët duhet të rrimë urtë dhe ta zbatojmë atë”, theksoi Veliaj.

Gjykata e Tiranës rrëzoi sot zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluara.

Mësohet se Gjykata e Tiranës ka njohur asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku Veliaj, dhe ka regjistruar Eduard Prodranin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës. Në vendimin e saj, Gjykata i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut, duke njohur manipulimet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme