Zgjedhjet në Gjermani, Berisha: Fitorja e CDU/CSU, lajm i rëndësishëm për PD dhe Shqipërinë

Sali Berisha ka uruar CDU/CSU për fitoren në Gjermani, ndërsa shprehet se triumfi i saj është lajm i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.


Gjithashtu shprehet se është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Postimi i Berishës:

Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë.

Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme