Zgjedhjet në Greqi: Konservatorët rikthehen në pushtet

Grekët rikthyen në pushtet partinë konservatore “Demokracia e Re”. Kreu i kësaj partie dhe kryeministri i ri, Kyriakos Mitsotakis, premtoi se vendi do të “ngre kokën përsëri me krenari”.

Votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u mbajtën të dielën, i siguruan fitore dërrmuese me 39.5 për qind.

Mitsotakis tha se nuk do të dështonte të “nderojë shpresat” e popullit grek.

Kyriakos Mitsotakis – djali i ish-kryeministrit, Konstantinos Mitsotakis – tha se rezultati i dha atij një mandat të fuqishëm për ndryshim, por shtoi se ai do të jetë kryeministër për të gjithë sepse grekët janë”shumë pak për të qëndruar të ndarë”.

Fitorja e konservatorëve vjen katër vjet pasi partia e majtë “Syriza” e Alexis Tsipras, erdhi në pushtet duke premtuar fundit e masave të ashpra të kursimit.

Në zgjedhjet e së dielës, “Syriza” e Tsipras, doli e dyta me vetëm 31.53 të votave, kur pothuajse janë numëruar të gjitha votat.

Dalja në zgjedhje ishte 57 për qind.

Pas bërjes publike të rezultateve, kryeministri i deritanishëm, Alexis Tsipras, përmendi vendimet e vështira që është dashur të marrë në kohën sa ka qenë në pushtet.

“Sot, me kokën lartë, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot, ne duhej të merrnim vendime të vështira me një kosto të rëndë politike”, tha Tsipras.

Presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përgëzoi Mitsotakis për “fitore të qartë” të tij.

Çfarë ndodhi me mbështetjen ndaj Tsipras?

Alexis Tsipras thirri zgjedhjet e parakohshme pas humbjes në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që u mbajtën në muajin maj.

Në vitin 2015 ai kishte rrëzuar nga pushteti “Demokracinë e Re”, duke bërë fushatë kundër politikave shtrënguese financiare, që kishin prekur grekët për vite me radhë.

Megjithatë, brenda disa muajsh, ai u detyrua të pranonte kushte të vështira në këmbim të paketës së tretë ndërkombëtare të ndihmës për Greqinë.

Tsipras u përball me një revoltë nga partia e tij dhe u përgjigj duke thirrur zgjedhje të reja, të cilat i fitoi.

Por, Mitsotakis në vazhdimësi sulmonte të arriturat e rivalit të tij, duke thënë se përmirësimi ekonomik ishte shumë i ngadalshëm.

Ai gjithashtu përfitoi nga zemërimi i përhapur lidhur me marrëveshjen historike për ndryshimin e emrit me Shkupin, sipas së cilës Maqedonia ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut.

Kryeministri i zgjedhur Mitsotakis e ka cilësuar këtë marrëveshje marrëveshjen si “tradhti”.

Çfarë përfaqëson “Demokracia e Re”?

Kryeministri i zgjedhur, Kyriakos Mitsotakis , i cili do të betohet të hënën, ka premtuar taksa më të ulëta, më shumë privatizim të shërbimeve publike dhe plane për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët grekë, që do të lejonin më shumë para për t’u ri-investuar në vend.

“Unë dua ta shoh këtë popull të përparojë. Unë dua të shoh duke u kthyer fëmijët që u larguan nga vendi”, u tha ai mbështetësve.

Festa e mbështetësve të “Demokracisë së Re”, pas fitores në zgjedhje. Athinë, 7 korrik, 2019.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme