Zgjedhjet në Kosovë! KQZ: Rezultatet përfundimtare deri më 5 mars!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka njoftuar se të mërkurën do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike, ku procesi zgjedhor u zhvillua fizikisht nga diaspora më 8 shkurt 2025.

Nga KQZ-ja kanë thënë se në ditët në vijim pritet të nisë edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës.

Pas përfundimit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë, është duke u bërë  skanimi i listës së votuesve nga 2,533 vendvotimet e rregullta në të cilën nënshkruhen votuesit që marrin pjesë në votim.

Skanimi i këtyre listave po bëhet me qëllim që kur të nis numërimi i votave me kusht të identifikohet nëse ndonjë person ka votuar 2 herë.

Andaj zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se është e domosdoshme që ky proces të përfundojë para se të fillojë numërimi i votave me kusht.

Elezi nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur përfundon ky proces për të nisur numërimi i votave me kusht, atyre të diasporës dhe me nevoja të vecanta..

Të dielën ka përfunduar procesi i verifikimit të pakove nga diaspora, ku sipas të dhënave preliminare  nga 69 mijë pako, 63 mijë janë aprovuar, ndërsa janë rëfuzuar 4 mijë e 900.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme