Sot takohen kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryetari i opozitës Hristijan Mickoski dhe aleati kryesor i qeverisë, kryetari i BDI-së. Liderët e tre subjekteve më të mëdha politike do të diskutojnë për Qeverinë teknike të 3 janarit.
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së.
Zaev gjatë prononcimit për media shtoi se në ligj nuk ka detyrim që parashikon koordinim paraprak me opozitën për emrin e kryeministrit teknik përveç koordinimit me partinë e dytë më të madhe në pushtet. Megjithatë ai shtoi se ka disa parime sa i takon zgjedhjes së ministrave teknik nga radhët e opozitës dhe qe kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Emrat e dy ministrave teknike, atij të Brendshëm dhe atij për Punë dhe Politikë Sociale me propozim të opozitës, Zaev do ti mësojë sot në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin.