Janë numëruar 2627 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 361,344 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 232,676 vota për momentin, ose 34.0%.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 26,625 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 23,604 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 18,965 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 9,021 të tilla.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 361,344 vota – 52.7%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 232,676 vota – 34.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 23,604 vota – 3.4%
Partia Mundësia – 18,965 vota – 2.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 26,625 vota – 3.9%
Lëvizja Bashkë – 9,021 vota – 1.3%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,823 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,499 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,325 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 925 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 481 vota – 0.1%