Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se më 11 Janar 2025 do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të datës 11 Maj 2025.
Në një mesazh urimi për shqiptarët, Celibashi ka theksuar se ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë do të kenë mundësinë të votojnë në vendin ku ata kanë vendqëndrimin e tyre.
Ai ka njoftuar se regjistrimi mund të bëhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit të Votuesve, e cila është e aksesueshme nëpërmjet aplikacionit të KQZ-së ose përmes faqes së internetit të këtij institucioni.
“Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.
Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni.
Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre”, tha Celibashi.