Zgjedhjet për Kuvendin e ri, si orientohet prirja e votës së shqiptarëve! Sondazhi i Antonio Notos në News24! Kush do të fitojë në 11 Maj

“NotoSondaggi” në News24 ka zbardhur projeksionin e votës së shqiptarëve për garën e elektorate të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.


Sipas anketimit të realizuar në Shqipëri, del në pah dhe prirja e votës së 11 majit.

Qytetarët janë pyetur nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, Ju cilën parti do të votonit?!

prirja e votes sondazhi 1

Në përgjigje rezulton se rreth 46% e shqiptarëve të votonte për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Kjo përkrahje në zgjedhjet e 2021 ka qenë në nivelin e 48.67 %. Ndërkohë që projeksioni shkon nga 44 %  që është minimalja deri në 48 % që është maksimalja e përkrahjes.

prirja e votes sondazhi

Ndërkohë që përkrahja për Partinë Demokratike dhe Aleancën Shqipëria Madhështore përllogaritet në masën e 35 %.

Nëse zgjedhjet do të bëheshin nesër, shqiptarët janë përgjigjur në maksimale PD do të arrinte 37 %, ndërkohë që vlera minimale përllogaritet në afro 33 %.

Në zgjedhjet e 2021 koalicioni i PD mori përkrahjen  e 39.43 % të votuesve shqiptarë.

Partia Mundësia e Agron Shehajt sipas sondazhit arrin në një vlerë tek 6.5%, ndërkohë që maksimalja arrin në 7.5%.

Koalicioni i Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit kuotohet në nivelin e 5.0 %, ndërkohë që vlera maksimale që synohet është 6%.

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit arrin të ruajë po të njëjtat kuota të 2021. Sipas NotoSondaggi Tom Doshi arrin 2.5 % të përkrahjes së  votuesve.

Ndërkohë që skenari më i mirë për PSD-në e Tom Doshit arrin në 3.5 përqind.

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit arrin në 1.5%, në maksimale deri në 2%. Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës  mund të siguroje deri në 2% të votave të elektoratit dhe në rastin maksimal deri në 3%.

Kurse Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1.0% maksimalja 2 %

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme