“Zgjedhjet, të pashmangshme”

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare shihen të pashmangshme pasi koalicioni qeverisës tashmë nuk e ka shumicën në Kuvend, ndërkohë që asnjë parti politike parlamentare nuk ka ambicie për t’iu bashkuar qeverisë Haradinaj.
Pas situatës së fundit të krijuar, ku Lista Serbe u largua përfundimisht nga Qeveria, funksionimi i koalicionit qeverisës nuk do të jetë aspak i lehtë. Kështu së paku konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Megjithatë, përfaqësues të pushtetit shprehen të vendosur se largimi i Listës Serbe nuk do ta vështirësojë punën e koalicionit, ani pse në Parlament koalicioni ka mbetur me vetëm 53 deputetë.

Sipas zyrtarëve të pozitës, në ditët në vijim mund të ketë edhe ndonjë ndryshim në qeverisje, shkruan “Zëri”.

Por pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Falmur Sefajt, i cili vjen nga AKR-ja, ky subjekt ka bërë të ditur se ende nuk ka marrë vendim nëse do të vazhdojë të qëndrojë apo jo në qeverisje.

E përderisa LVV-ja ka thënë se nuk do të bëhet pjesë e agjendës së Listës Serbe qoftë edhe për rrëzimin e Qeverisë, nga LDK-ja kanë thënë se këtë javë do të dalin me qëndrimin e tyre se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme