Zgjerohet hetimi për keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore, padi edhe ndaj Artan Ajrulit nga Kumanova

Gazetar: Suad Bajrami

Pas kallëzimit penal të Policisë Financiare, Prokuroria inicioi procedurë ndaj dy personave fizik dhe një juridik lidhur me keqpërdorimet në “Lotarinë Shtetërore”. Ndaj ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami Prokuroria ka ngritur procedurë të re nën dyshimin për keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal. Ai dyshohet se gjatë periudhës 2022-2024 ka miratuar pagesë të faturave me përmbajtje të rreme për blerjen e televizorëve, printerëve, pajisjeve kompjuterike dhe komunikuese të përdorura për nevojat e “Lotarisë Shtetërore”.

Pos Bajramit, Prokuroria ka ngritur procedurë edhe ndaj Artan Ajrulit dhe kompanisë së tij “Ritron Kopi” nga Kumanova. Ai dhe kompania e tij dyshohen se kanë kryer veprën penale të vazhdueshme, keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko-privat

Sipas Policisë Financiare, faturat janë përgatitur nga Ajruli, si pronar i “Ritron Kopi” edhepse pajisjet elektronike nuk janë dorëzuar sipas modeleve të parashikuara në marrëveshjen për furnizime publike. Në këtë mënyrë, sipas Policisë Financiare, kompanisë së Ajrulit i është mundësuar që të përfitojë pasuri të paligjshme në vlerë prej 50.000 euro.

“I paraqituri A.A. në cilësinë e pronarit dhe drejtuesit të subjektit juridik “Ritron Kopi” Kumanovë bashkë me të paraqiturin e parë P.B. në periudhën prej vitit 2022 deri në vitin 2024, i kanë shkelur dispozitat e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për furnizim publik, duke i shfrytëzuar lidhjet e tyre miqësore, paraprakisht i kanë përshtatur specifikimet teknike për furnizimin e televizorëve me qëllim që të sigurohen që si ofertues më i përshtatshëm të jetë Ritron Kopi”, thonë nga Policia Financiare.

Sipas Policisë, Ajruli informata i ka shfrytëzuar që paraprakisht të kryejë import të llojeve dhe modeleve të televizorëve për të cilët janë marrë vesh dhe me këtë është vënë në pozitë të favorshme para ofertuesve të tjerë. Me këtë, sipas Policisë Financiare Bajrami i ka mundësuar Ajrulit dhe subjektit tij juridik Ritron Kopi që të përfitojë pasuri të paligjshme në tre marrëveshje për furnizim të televizorëve në vlerë mbi 200 mijë euro.

Për të paraqiturin e tretë dhe të katërt, ish drejtorët në Lotarinë Shtetërore, njëri për shitje dhe çështje komerciale dhe tjetri i sektorit për çështje teknologjike Prokuroria njoftoi se janë në fazën e parahetimit.

Paraprakisht, VLEN ka akuzuar për keqpërdorime me tenderët pikërisht nga kompania Ritron Kopi. Sipas tyre, Ajruli dhe kompania e tij është e afërt me deputetin e Frontit Evropian, Elmi Aziri. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme