Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedhur në postin e krytetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, gjyqtarin Ramiz Azizi.
Ramiz Azizi është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës Themelore Gjilan.
AI ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002.
Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkëngjit në vitin 2003, kur ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në vitin 2004.
Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 gjyqtari Azizi ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan.