Një krijesë e madhe leshatore detare ka dalë në brigjet filipinase. Banorët e zonës të çuditur nga kjo lloj krijese nuk kanë ngurruar të dalin foto me të.
Por me postimin e fotove të tyre në rrjetet sociale kurioziteti se çfarë është kjo lloj krijese ka kapluar mijëra persona.
Mendohet se krijesa leshatore, së bashku me shumë krijesa të tjera detare, ka përfunduar në breg pas tërmetit të fuqishëm këtë të diel në këtë zonë.
Por shkencëtarët i kanë dhënë fund hamendësimeve të njerëzve, duke sqaruar se bëhet fjalë për një balenë të rrallë të tipit Karcas.