Zgjidhet problemi me Ngrohtoren Shkup-Veri, njoftojnë nga drejtoria e kësaj shoqërie aksionare. Sot në mesditë Bordi i kreditorëve i ka dhënë dritë jeshile drejtorit Bogolub Makrevski, i cili është udhëheqës i procedurës së falimentimit të kompanisë amë, që të firmosë bashkëpunim tekniko-afarist me EMV-në.
Sipas tyre, brenda ditës pritet që të formatizohet marrëveshja e kalimit të Ngrohtores nga privati në menaxhim të shtetit, përkatësisht të Elektranave të Maqedonisë së Veriut dhe ndërkohë të furnizohen me gaz natyrorë që më së voni deri nesër të ketë energji termike, ngrohje, në gjithë zonën e Çairit dhe Butelit.
Përgatiti: Adnan Qaili