Bashkimi Evropian (BE) po përballet me një vendim të madh gjeostrategjik. Instrumenti më i rëndësishëm kundër kësaj lufte në tokën evropiane është perspektiva dhe zgjerimi i BE-së. Kjo është detyra gjeopolitike e BE-së dhe zgjerimi nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm. Prandaj, besoj se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më shpejt, tha sot në Shkup ministri i Jashtëm austriak Aleksandar Shallenberg.
Për çështjen me Bullgarinë, ministri i jashtëm austriak Shallenberg tha se zgjidhja është afër.
“Sot jam në Shkup dhe jam shumë i inkurajuar që shoh se po i afrohemi zgjidhjes së problemit. Të gjitha pjesët e enigmës janë në tryezë dhe tani na duhet vetëm t’i bashkojmë ato. Dhe ne shpresojmë që para fillimit të verës do deri te fillimi i negociatave. Austria dëshiron të kontribuojë dhe do të solidarizohet me Maqedoninë e Veriut në ato hapa para negociatave, sepse është një domosdoshmëri gjeostrategjike. Ju jeni fqinjët e afërt të BE-së, jeni të rrethuar nga shtetet anëtare të BE-së. Të gjitha vendet që nuk janë anëtarësuar ende duhet t’i bashkohen BE-së,” deklaroi Aleksandar Shallenberg, ministër i jashtëm I Austrisë.