Zgjidhja për vendkalimin në Bit Pazar, MPB: Jemi në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Çairit

Gazetare: Ajnur Bafqari

Ministria e Punëve të Brendshme është në koordinim të vazhdueshëm me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Çairit, lidhur me vendkalimin ilegal në Bit-Pazar. Ministri Pançe Toshkovski, tha se MPB do të mbështet zgjidhjen më të mirë për qytetarët, por duke respektuar rregullat dhe procedurat e parapara me ligj.

“MPB është në koordinim dhe bashkëpunim me komunat në korniza të kompetencave që na përputhen, kjo është një prej atyre kompentencave. Në korniza të kompetencave të Qytetit të Shkupit dhe komunës është përcaktimi i çështjes së vendkalimeve legale ose jolegale. MPB do të jep asistencë dhe mbështetje edhe për Qytetin e Shkupit edhe për Komunën e Çairit lidhur me atë që është e lidhur me trafikun më të sigurt, vendkalimet e sigurta dhe rrugë më të sigurta, me qëllim që të kemi qytetarë më të sigurt”- tha ministri i brenshëm, Pançe Toshkovski

Vendimi përfundimtar lidhur me fatin e këtij vendkalimi pritet deri në fund të kësaj jave. Institucionet kompetente thonë se po shqyrtohen të gjitha mundësitë,  për të gjetur zgjidhjen më të përshtatshme dhe më të sigurt për qytetarët.

Kryetari i Qytetit të Shkupit ditë më parë ka deklaruar se nëse shumica e qytetarëve vlerësojnë se në atë lokacion duhet të ekzistojë një kalim për këmbësorë, atëherë do të përgatitet një projekt trafiku dhe do të mundësohet ndërtimi i një vendkalimi të rregullt dhe të sigurt. Në të kundërtën, nëse shumica mbështet mbylljen e vendkalimit aktual, atëherë ai do të mbyllet përfundimisht. Por qëndrimi i qytetarëve tashmë është i qartë, ata duan legalizimin e këtij vendkalimi.

Në këtë vendkalim ilegal, ndër vite ka pasur aksidente të shumta, i fundit u regjistrua ditë më parë, kur një automjet goditi dy këmbësorë përnjëherësh. Mbyllja e tij është premtuar me vite, ndërsa tentimi i fundit për vendosjen e grilave ishte më 21 maj të këtij viti, ku ekipet teknike të Qytetit dolën në terren, i vendosën ato, por pas rezistencës dhe protestës së qytetarëve, grilat u hoqën përsëri pas disa minutash. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme