Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani anëtar i Partisë Social Demokrate, Zgjim Hyseni, ka thënë se veprimet e VV-së kanë qenë jo të drejta.
“Çfarë kemi bërë ne, ka qenë gabim, s’ka qenë e drejtë”, është shprehur ai në “Pressing”.
Sipas tij, “grupi që ka dalë nga Vetëvendosje, s’ka dalë për shkak të interesave”.
Anëtari i PSD-së ka thënë se Visar Ymeri dhe Glauk Konjfuca kanë kërkuar zyrtarisht ndaljen e shpifjeve, por Albin Kurti nuk ka pranuar të ndërhyjë.