Zgjodhi logon e Teatrit të Operas, flet kryetari i jurisë: Ju ftoj ta dashuroni, nuk është e vjedhur, si u bë verifikimi

Artisti Helidon Haliti, kryetar i Jurisë që përzgjodhi një logo të “ricikluar” për Teatrin e Operas dhe Baletit ka folur në ABC me gazetarin Endri Xhafo për mënyrën se si është bërë zgjedhja. Ai tha se konkurrentëve u është kërkuar të bëjnë një deklaratë se logoja me të cilën ata garojnë është autentike. Në bazë të kriteri, shtoi ai, janë skualifikuar kompanitë që nuk e kanë paraqitur vërtetimin.

Haliti tha se logoja duhet mbajtur ndërsa shtoi se me të gjithë akuzat që pasuan pas përzgjedhjes, logoja ka marrë bujën që i duhet për t’u bërë historike.

“Unë personalisht do të doja që ky investim të bëhej në Teatër. Logo dmth fjalë dhe në rastin konkret ka një lloj absurditeti. Institucioni kërkon të ndërrojë imazhin. Për pasojë i largohet të kaluarës dhe kërkon një imazh të ri. Galeria Kombëtare e Arteve është muzeu Kombëtar i Arteve. Në konkurs kanë marrë pjesë 20 kompani. Gjithë këto ditë ka pasur një presion. Konkursi ishte transparent dhe ne si juri nuk kishim detyrim të shikonim Kam sugjeruar të bëjmë një krahasim dhe disa logo aty kishin një ngjashmëri shumë të madhe. Pika Pro nuk është se fitoi për shkak se nuk gjetëm ngjashmëri. Ne tentuam dhe nuk gjetëm gjë deri në ditën që u shpall skandali. Problemi është se kush e ka bërë skandalin. Nuk ka një kompani rivale që thotë më ke vjedhur imazhin. Unë bëj thirrje ta dashurojmë të gjithë dhe ka marrë as shumë bujë sa i duhej për t’u bërë historike. Ligji thotë se nëse logo ka shumë 7 pika të ndryshme është autentike. Kjo punë shkon zinxhir. Institucioni i përzgjedhjes ka bërë një punë shumë të mirë. Të gjithë konkurrentët iu thashë si ka mundësi që ju rriteni me edukatën që duhet të kontestoni çdo gjë. Duhet të njohim ku shkon e drejta. Detyrimi ligjor është në tavolinë. Ne skualifikuam ata që nuk bënë deklarim për logo autentike. Ajo logo tashmë guxoj t’iu them se duhet mbajtur”, tha ai

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme