Zgjohet nga gjumi ambasada e Kosovës në Maqedoni!

Ambasada e Republikës së Kosovës vazhdimisht ka kërkuar dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin masat e nevojshme për ndërprerjen e maltretimit, si dhe trajtimin e të paraburgosurve konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut për të para burgosurit.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, sikurse në seancat tjera gjyqësorë të “Rastit Kumanova” ishte prezent në seancën gjyqësore.

Që në fillim të seancës gjyqësore, të akuzuarit janë ankuar për keqtrajtim fizik dhe psikik nga forcat e sigurisë së Maqedonisë apo gjegjësisht, Njësitit Special.

“Nga deklaratat dhe pamjet e disa nga të akuzuarve u vërejt se janë të maltretuar si fizikisht ashtu edhe psikikisht. Pas gjendjes jo të mirë të disa të akuzuarve si dhe deklaratës së tyre se nuk janë në gjendje të vazhdojnë, seanca është ndërprerë dhe është kërkuar nga gjykatësja që të thirren mjekët për trajtim. Sipas informatave nga avokatët e të akuzuarve, 15 të burgosur kanë kërkuar trajtim mjekësor. Ambasada e Kosovës ka qenë e informuar nga të burgosurit, familjarët e tyre si dhe nga avokatët për keqtrajtimin që u bëhet të burgosurve në “Rastin Kumanova”. Ashtu siç janë deklaruar edhe më herët të burgosurit, keqtrajtimi fizik ndodh gjatë transportit nga paraburgimi në gjykatë dhe anasjelltas. Kurse nuk ka ankesë në sjelljen e gardianëve në paraburgim. Ambasada e Republikës së Kosovës vazhdimisht ka kërkuar dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masat e nevojshme për ndërprerjen e maltretimit, si dhe trajtimin e të para burgosurve konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat dhe lirit e njeriut për të para burgosurit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme