Vajza e Enver Ballës, 62-vjeçarit, i cili u vra nga i biri në Shënavlash të Durrësit, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen e saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se ende nuk e ka kaluar humbjen e të emës.
Teksa i referohet babait të saj “bush”, ajo lutet që të zgjidhet nga kjo ëndërr e keqe.
“Zgjomë nga kjo ëndërr e zezë, o Zot. Unë akoma nuk kam kaluar humbjen e mamit. Tani ike edhe ti o bush. O bab të lutem o bab zgjomë nga ky makth”, shkruan vajza e të ndjerit.
Kujtojmë që Enver Balla u vra nga djali i tij, Esmerald Balla për 75 milionë lekë kursime të familjes.
30-vjeçari vrau me pistoletë të atij pas një konflikti, më pas trupin e tij e hodhi në një pus larg fshatit. Për të fshehur ngjarjen e rëndë, ai pas krimit shkoi në polici dhe e denoncoi të atin si të zhdukur.
Madje i riu kishte trilluar edhe një histori, se i ati ishte larguar me një grua. Për ta bërë më të besueshme, i dërgon një mesazh të vëllait me një profil të panjohur, duke i thënë se mos ta kërkojnë më të atin, pasi ka shkuar me pushime.