Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev, si dhe kundër Spitali privat “Zhan Mitrev”, si person juridik.
Vepra penale për të cilën akuzohet personi fizik, përkatësisht kardiokirurgu Zhan Mitrev është “Mashtrim” dhe parashihet dënim nga 1 deri në 10 vjet.
Si të mashtruar dyshohet të jenë 283 pacientë, secili prej tyre do të dëmshpërblehet. Mitrev gjithsej do të duhet të paguajë rreth 97 milion denarë.