“Zhbëne Gjykatën Speciale se marova”/ “Trondit” Gazmend Halilaj: Gjeneralët e vetëshpallur janë ardhë në pushtet duke vrarë

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar pas deklaratës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt i cili e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se mos është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte i burgosur.

E kjo pyetje e Haradinajt për Kurti ishte pasi që kryeministri ka përmendur “kriminelët e luftës në Ballkan”, deklaratë kjo që bëri të reagojnë partitë e dala nga lufta në Kosovë.

Kurse, Halilaj në një emision televiziv, thotë se, të gjithë e dimë se sa herë përmenden krimet e luftës në ish-Jugosllavi ose Ballkan përmendet Serbia dhe kriminelët serbë dhe atë me plotë të drejtë.

“Kemi politikanë dhe udhëheqës të akademive ushtarake dhe gjeneral që sot janë kriminelë luftë dhe janë shpallur fajtorë kriminelë luftë dhe para bashkësisë ndërkombëtare mbanë manovra ushtarake, e shumë edhe prej Kosovës aty kanë shkuar të marrin pjesë. Vladimir Lazaroviq i dënuar si shef i Karpusit të Prishtinës, dhe tash në çdo manervë ushtarake serbe merr pjesë si i ftuar i nderit. Edhe z. Kurti ka aluduar tek ata dhe në asnjë moment, në asnjë logjik të shëndosh nuk është dashur as z. Haradinaj e asnjë shqiptarë të ndihet keq kur folët për kriminelët e luftës së Ballkanit sepse, nuk duhet të identifikohemi me këtë”, ka thënë Halilaj transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thtoë se, deklarata e Haradinajt që e pyeti Kurtin se cili shërbim të ka rekrutuar dhe që je i kapur prej tij, duhet me pas argumente me datë e ditë për të thënë atë.

“Ai nuk e ka asnjë argument dhe shumë lehtë del e pyet se cili shërbim serb të bëri kryeministër të Kosovës. Haradinaj është një komandant lufte dhe ish kryeministër dhe me bë deklaratë të tillë e dëmtojnë atë më së pari dhe Kosovën”, shton tutje avokati.

Sipas tij, komandantët të cilët i quan të vetëshpallur pasluftës në Kosovë, janë ardhë në pushtet duke vrarë.

“Komandantët dhe gjeneralët e vetëshpallur në pushtet kanë ardhë duke vjedhur, duke vrarë, duke shantazhuar, duke poshtëruar, duke i rrahur dhe duke i larguar nga puna njerëzit. Kushdo që iu ka dal përpara e ka prit njëra prej tyre. Kjo metodë është shuam e sofistikuar që iu ka dhezë për nja 13 vjet. Asnjëherë me vota meritore, asnjëherë me vota të popullit. Cili prej komandantëve tonë sot kërkon drejtësi në Gjykatën Speciale, a keni dëgjua dikë që kërkon drejtësi dhe thotë bashkëpunoni? Çka thonë zhbëne Gjykatën se unë marova!”, shprehet Halilaj.

Ai madje i ka akuzuar edhe për vjedhjen të parave që janë tubuar për renovimin e kullave të familjes Jashari në Prekaz.

“Në vitin 2001 kam qenë pjesëtarë i TMK-së, 5500 pjesëtarë kemi dhënë nga një pagë për renovimin e kullave të Adem Jasharit në Prekaz. Aty janë dhënë milionat dhe janë vjedhur ato pare. Ato pare i kanë vjedhur këta gjeneralë të vetëshpallur”, thotë tutje avokati Gazmend Halilaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme