Ka një angazhim dhe diskutimet po intensifikohen dhe kjo është mirë. Ne presim me padurim dy takimet këtë javë, tha ambasadori i BE Samuel Zhbogar gjatë vizitës së tij në Prilep duke iu përgjigjur pyetjes se si ai vlerëson bisedimet e fundit dhe takimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për të zgjidhur çështjen e emrit.
“Është mirë që diskutimet vazhdojnë dhe intensifikohen. Ne e shohim se në të dyja anët ka një angazhim për të gjetur një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Ne presim me padurim takimet që do të mbahen këtë javë. Si Bashkim Evropian, ne e monitorojmë nga afër këtë çështje dhe, natyrisht, e mbështesim procesin”, tha Zhbogar.
Sa i përket situatës më të fundit në lidhje me ngjarjet në Kuvendin e 27 prillit, Zhbogar tha se nuk dëshiron të komentojë procedura gjyqësore dhe lë gjykatat për të bërë punën e tyre. Zhbogar nuk shton asgjë nga ajo që më parë kishte thënë për çështjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.