Ambasadori i BE-së në vend, Samuel Zhbogar në profilin e tij në Twitter ka shkruar se Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
“Maqedonia e Veriut do të marrë ndihmë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ku përfshihen pesë gjeneratorë, 25 tenda, 200 dyshekë dhe 1000 batanije. Austria, ndër të tjera, dërgon doreza dhe dezinfektues” shkruan Zhbogar.