Dy motra të moshës së mitur nga fshati Obranqë e Podujevës janë zhdukur tri ditë më parë.
Rastin në Polici e ka raportuar babai i tyre.
Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 13.10.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare (të mitura), janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia, përmes raportit 24 orësh.