Ditën e djeshme dy vajza adoleshente janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.
Ishin familjarët ata që bënë denoncimin në polici.
Vajzat 16-vjeçare ishin nisur për në shkollë, por nuk ishin kthyer më në shtëpi.
Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e dytë dhe dyshimet janë se kanë ikur në Kosovë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 20.11.2017, shtetasit M.P dhe B.O, vjeç 23 e 44, kallëzojnë se në mëngjes janë nisur për në shkollë dhe nuk janë kthyer, motra dhe vajza A.O dhe E.P, vjeç 16 e 16, nxënëse në vitin e dytë të një shkolle të mesme, të cilat dyshohen se mund të jenë larguar në drejtim të Kosovës. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.