Një 18-vjeçare me iniciale M.L., ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Pasi vajza e saj u zhduk pa lënë gjurmë, e ëma 48-vjeçare denoncoi në polici duke u thënë se e bija nuk është kthyer në banesë.
Kallëzimi nga nëna e 18-vjeçare është bërë ditën e djeshme dhe po punohet për gjetjen e saj. Ndërkohë, sipas raportimit nga policia, nën hetim është edhe një 31-vjeçar me iniciale E.M., i cili është i akuzuar për përndjekjen e dy vajzave të mitura 15 dhe 16 vjeç.
Njoftimi nga policia:
“Më datë 23.04.2022, shtetasja M. L., 48 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja M. L., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, ka njoftuar policia.
Ndërkohë një 31-vjeçar është vënë nën hetim nga uniformat blu pasi ka përndjekur dy të mitura të moshave 15 dhe 16 vjeçe.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. H., 31 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, ka përndjekur dy shtetase të mitura, 15 dhe 16 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë./GSH