“Zhduket” drejtoresha e “Penko-s”, Mevlide Kryeziu, mësimdhënësit në pritje të ri-organizimit

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Drejtoresha e Shkollës fillore  “Petar Zdravkovski – Penko”, në komunën e Butelit, Mevlide Elezi Kryeziu me standarde të dyfishta në procesin e ri organizimit të paraleleve. Ndërsa vendos mbylljen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe për klasën e parë, edhe për kundër interesimit të lartë të prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre, ajo mbyllë sytë përballë paraleleve me mësim në gjuhën maqedonase, të cilat funksionojnë me nga dy, katër, shtatë, e dymbëdhjetë nxënës.

“Jo zyrtarisht mbi 40 nxënës janë pamundësuar të regjistrohen në shkollën Petar Zdravkovski – Penko në Butel, me të vetmin arsyetim se nuk i përkasin kësaj komune por i përkasin komunës së Çairit, edhe pse vendbanimi i tyre është vetëm dhjetëra qindra metra larg nga kjo shkollë. Drejtoresha assesi nuk është e kapshme për ne për të sqaruar situatën dhe për të treguar pse ka mbyllur një paralele në gjuhën shqipe”, raporton gazetari, Zekirija Haxhiu.

Tentuam disa herë të kontaktojmë drejtoreshën Kryeziu për të dhënë shpjegime por nuk u përgjigjej thirrjeve.

Në shkollë takuam një mësimdhënës, të cilët gjithashtu kishin paqartësi dhe shqetësime mbi optimizimin dhe ri organizimin e procesit mësimor. Mësimdhënësja Engjëllushe Ame Berisha për Alsat konfirmon të dhënat se paralelja në gjuhën shqipe mbyllet edhe përkundër kërkesave të shumta për regjistrim, ndërsa nga ana tjetër lejohen funksionimi i paraleleve me mësim në gjuhën maqedonase me nga vetëm dy nxënës.

“Jemi të informuar pak a shumë se po përgjysmohet numri i paraleleve. Nëse unë personalisht kam përcjellë një gjeneratë me 35 nxënës, tash do të kem 18 ose 20. Jeni të informuar se një paralele po mbyllet që është një shqetësim i madh tek ne. Me informata jo shumë zyrtare kemi paralele të palës tjetër që funksionojnë me nga dy nxënës klasa e shtata, me nga katër dhe nga dymbëdhjetë”, deklaroi për Alsat, mësimdhënësja në shkollën fillore “Penko”, Engjëllushe Ame Berisha.

Kjo shkollë për vite me radhë ka funksionuar me numër të lartë të nxënësve, pavarësisht nëse vijnë nga Buteli ose nga Çairi, dallime nuk janë bërë thekson Berisha.

“Interesimi është shumë i madh, kemi shumë prindër që i takojnë ndoshta jo Butelit me dokument por jetojnë 10-12 vite në banesat e komunës së Butelit. Mendoj se nuk është e arsyeshme që mos pranohet, shikoni ndërtesa ku është karshi shkollës, komplet prej fillim deri në fund të rrugës, a është e arsyeshme që fëmija vetëm e kalon rrugën, e të mos pranohet në shkollën tonë”, deklaroi më tej mësimdhënësja Engjëllushe Ame Berisha.

Siç mëson Alsat, klasat me mësim në gjuhën maqedonase në shkollën fillore “Penko” në Butel, përfshi edhe atë të klasës së parë përbehen më së shumti nga nxënës të komuniteteve të tjera kryesisht turq, boshnjakë dhe romë. Përveç kësaj mësohet se nxënësve në paralelet më mësim në gjuhën maqedonase u mundësohet regjistrimi pa kurrfarë problemi edhe nga komunat të tjera jashtë Butelit. Nga gjithsej 1700 nxënës sa numëron shkolla “Petar Zdravkocski -Penko”, në komunën e Butelit, 90% janë shqiptarë./Alsat.mk

The post “Zhduket” drejtoresha e “Penko-s”, Mevlide Kryeziu, mësimdhënësit në pritje të ri-organizimit appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme